Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook u është përgjigjur disa prej pyetjeve të qytetarëve. Teksa u pyet për vaksinimin, Rama u shpreh se është e nevojshme bërja e vaksinës pasi vërtet nuk mbron nga riinfektimi por të mbron jetën. Duke folur për tubimet ai ironizoi edhe situatën në PD, duke thënë se po bëhen tubime për brava dhe çelësa.
Me tej Rama foli edhe për krizën energjitike në Kosovë dhe vend duke thënë se Shqipëria po e përballon me sukses pasi qeveria është bërë mburojë për familjet shqiptare.
“Të gjithë ata që ndjekin shkencën dhe rrugën e vaksinimit ndihet i kërcënuar klur në mjedise të përbashkëta ndeshet me dike që nuk është i vaksinuar. Vaksina nuk të ,mbron nga një infektim, por të garanton një rezistencë të lartë dhe të mbron nga humbja e jetës. Në të gjitha vendet në Europë pa patur kartën e gjelbërt nuk hyn dot në asnjë mjedis publik. Për tubimet nuk është koha e duhur për tubime edhe pse kemi tubime për brava, për çelësa.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të komentonte fare shkurt situatën në PD.
“Nuk është problemi ynë, kemi shumë probleme serioze për të diskutuar, të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje te kufomave politike”, tha Rama.
Çafrë mund të thoni për krizën energjitike në Kosovë?
Kriza energjitike është një fakt për të gjithë dhe fakti që në Shqipëri kjo krizë nuk po ndihet në familje e biznese do të thotë se Shqipëria po ia del ta përballojë pasi qeveria është bërë mburojë e tyre. Kjo përballje ka kosto, është e përditshme dhe krizës energjitike nuk i vendosim dot një bravë. Kosova është në situatë kritike që lidhet edhe me një trashëgimi të vështirë të një sistemi problematik të eneërgjisë. Më vjen mirë që ta ndihmonim për 2 ditët e Vitit të Ri. Sido që të jetë mundësia përsëri do të ndihmojmë Kosovën.
Cila është e ardhmja e Shqipërisë?
E ardhmja e Shqipërisë është si e atyre familjeve që u n isëm për të kaluar detin dhe falë punës e sakrificës ia dolën të integroheshin plotësisht pavarësisht se nuk do të jenë për një peruiudhë të pasurit në vendet që kanë shkuar. Nuk do të jemi ndër më të pasurit e këtij kontinenti, por do të jemi të integruar me dinjitet./m.j