Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës.
Ish-nënkryetari i Kuvendit akuzohet nga Policia e Shtetit se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.
Mylsim Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së. Ish-deputeti i PD-së akuzohet nga policia për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro.
Mësohet se nga informacioni policor i është dërguar prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme.
Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove./m.j