Një infermiere në Britani u shpëtua nga Viagra që mundi t’i hapte rrugët e frymëmarrjes pas shtrimit në spital nga koronavirusi. Monica Almeida ishte lidhur pas një aparati dhe familja e saj u njoftua se në 72orë, mjekët do të ishin të detyruar ta fiknin makinerinë.
Por, pas 48 orësh nga marrja e medikamentit i cili jepet për mosfunksionim të ereksionit, rrugët e saj të frymëmarrjes u çliruan dhe nisi të merrte veten. 37-vjeçarja doli nga spitali në ditën e Krishtlindjeve dhe e cilësoi ngjarjen si “një mrekulli”.
“Ishte përfundimisht Viagra që më shpëtoi. Medikamenti zgjeron enët e gjakut. Unë vuaj nga astma dhe qeskat e mia të ajrit kishin nevojë për pak ndihmë”, shpjegoi ajo. “Thanë se kisha vetëm 30% mundësi për të jetuar, por ia dola të kthehesha në shtëpi për Krishtlindje”.
Pas trajtimit, sasia e oksigjenit që i nevojitej nga makineria ra rreth 50%, një shenjë kjo se gjendja po përmirësohej. Pas më shumë se muaji në spital me Covid-pneumoni, Monica është drejt shërimit të plotë të saj.
/a.r