Shqiptari 25-vjeçar që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiliano Domi, ka folur para hetuesve për tentativën e vrasjes së nënës së tij. Para hetuesve ai është shprehur se nëna e tij ka qeshur me të dhe kjo gjë e ka nxehur dhe ndaj ka tentuar ta vrasë.
“Ajo qeshi me mua kur u ankova që ajo po lëvizte xhaketën nga divani i dhomës së ndenjes”, mësohet të ketë thënë ai. Domi pas një debati verbal e ka shtyrë nënën dhe më pas ka shkuar në kuzhinë ku aty ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.
Ndërkohë efektivët kanë thënë se Domi pas ngjarjes është larguar nga banesa, pasi ka menduar se mamaja e tij kishte vdekur nga plagët e marra. 54-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni dhe sipas mjekëve ajo e ka kaluar rrezikun për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve dhe tashmë Domi është arrestuar dhe ndaj tij janë ngrtur disa akuza. Ai njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal.
/a.r