Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha kujton 31-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike e konsideron këtë gazetë si themeluesen e shtypit të lirë shqiptar, që shënoi një histori të re të vendit.
“Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e ‘Rilindjes Demokratike’, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira”.
Disa ditë më parë, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike shpalli njeriun e vitit Sali Berishën. Në motiviacion thuhej se Berisha dhe lëvizja e tij, e pagëzuar si “Foltorja” ka ringjallur shpresën në vend.
/a.r