Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve të Vitit të Ri.
Mbledhja e qeverisë është duke u zhvilluar tek ‘Vila 30’ në zonën e ish-Bllokut. Deri tani mësohet se Kryeministri dhe ministrat po diskutojnë për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022.
Në ditët e fundit të Dhjetorit të vitit të shkuar në të njëjtin vend Rama mblodhi sërish ministrat dhe ata raportuan për punën e tyre të 100 ditëve të para.
/a.r