Turqia goditet nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.
Fenomeni sizmik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 minuta me epiqendrën afër Antalias.
Guvernatori i qarkut të Alanya, Fatih Ürkmezer, tha se tërmeti është ndjerë fuqishëm në qark.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe në njerëz.
/a.r