Eksperti i policisë, Arben Hajdarmataj në studion e Zona Zero e ka cilësuar tejet të rëndë ngjarjen e ndodhur sot pasdite në zonën e Don Boskos.
Për këtë atentat ka disa versione, por ajo që përflitet se personat kanë qëlluar nga makina në lëvizje në drejtim të lokalit ku ishte ulur objektivi i tyre me disa persona të tjerë.
Ai ngre shqetësimin se si ka mundësi që krime të tilla ndodhin në Tiranë, ku mendohet që në metropolin shqiptar ka kontrolle më të rrepta nga ana e policisë.
“Ngjarja lë hije dyshimi se si këto armë qarkullojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse edhe ka armë kallashnikov, si ka mundësi që ndodhin në mes të Tiranës, ku ka më shumë kontrolle, ndodhin krime të tilla në mes të ditës. Pra ndodhin krime të tilla. Nëse jemi përpara një fakti të tillë, na jep mundësi të ngremë shumë dyshime, sepse kemi të bëjmë me një vrasje të tipit mafioz. Nëse një person merr guximin e shtie me armë nga dritarja e makinës drejt një lokali, ai nuk ka mundësi nga ana praktike të komandojë armën, sepse nuk është snajper, një armë automatike, me fuqi shumë të madhe zjarri, e në breshëri e nuk mund të komandohet në vijë të drejtë shënjestre. Ato kanë qenë të paguar për të eliminuar një person, ose të nxitur. Ose mund të jetë një version për shkak të hakmarrjes, pra nuk merr parasysh se çfarë rreziqesh anësore ka ky atentat”, tha Hajdarmataj.
/b.h