Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Jul Deda, i shkruan Lulzim Bashës për masat që janë marrë ditët e fundit në selinë blu.
Sipas raportimeve të ndryshme, godina e PD është bërë me dyer të blinduara dhe me kangjella hekuri në pjesën e brendshme, si dhe xhamat janë veshur me adeziv.
“Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet? Ata nuk kane asgje me shtepine e tyre, ata thjesht nuk te duan ty. Turp e faqja e zeze”, shkruan ndër të tjera Jul Deda.
Siç shihet dhe nga fotot, xhamat transparent të selisë janë veshur me adeziv blu dhe pas tyre thuhet se janë vendosur kangjella hekuri.
“Ça i ke bere shtepise se demokrateve mor Lul brava, si e katandise keshtu? E rrethove me dyer te blinduara, e mbushe me kamera sigurie, mbulove xhamat me adezive per ti fshehur medias ate qe ndodh brenda, madje edhe deren e oborrit e kishe mbyllur me shul.
E ke kthyer ne burg te bunkerizuar. Po pse? Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet?
Ata nuk kane asgje me shtepine e tyre, ata thjesht nuk te duan ty. Turp e faqja e zeze”, shkruan Jul Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike./m.j