Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se në Shqipëri ka laboratorë për përpunimin e kokainës.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se çmimi i ulët i kokainës me pakicë tregon se në Shqipëri ka ‘mall’ stok.
Po ashtu, fakti që kokaina vjen në formë paste nga Kolumbia, e më pas përpunohet në Shqipëri.
“Në Shqipëri kokaina që shitet është 80 euro. Kjo do të thotë që në Shqipëri ka stok të kokainës. Brenda në kamion ka pasur 3.2 milion euro me çmim shumice kokaine. Ne na vjen pasta nga Kolumbia, ç’ka do të thotë se kemi laboratorë përpunimi kokaine,” tha Hoxha.
/a.r