Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve që bën të detyrueshme paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për të hyrë në vendin e punës.
Rregulli vlen për gjithë administratën publike dhe punonjësit e bizneseve private që janë në shërbim të qytetarëve, përfshi dyqanet, supermarketet dhe stafet e qendrave tregtare.
Në mungesë të certifikatës së vaksinimit, punonjësit do të duhet të paraqesin një test PCR negativ çdo 5 ditë.
Gjithashtu ata mund të paraqesin edhe certifikatën e shërimit të lëshuar nga e-Albania që vërteton se një person ka kaluar koronavirusin brenda gjashtë muajve të fundit.
/m.j