Analisti i njohur Frrok Çupi sqaroi edhe njëherë deklaratën e tij për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, duke thënë se i qëndron deklaratës dhe se kjo gjë është thjesht çështje kohe.
“Tipa të tillë, sidomos kur janë jashtë kohe, Berisha është tërësisht jashtë kohe, jashtë kohës së diktaturave dhe të dhunë dhe këta bëjnë mit, bëjnë zhurma të mëdha , ngjallin frikë dhe ndërkohë ngrenë bustin e tyre. Mendoj se ky është dhe fundi i mitit të Berishës dhe drejtësia ka bërë një akt që i vjen për shtat rrënimit të Berishës duke e lënë jashtë prokurorisë. Mjerë diktatorët që tentojnë të ndërtojnë bustin e tyre sa kohë janë gjallë”, tha Çupi, pergatiti Sot.