Policia ka arrestuar një person në kërkim për dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
Ndalohet shtetasi:
- Seit Hoxha, 60 vjeç, banues në fshatin Gërnec – Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i këtij personi u krye nga Shërbimet e Policisë së Vlorës në fshatin Gërnec pranë banesës së tij, pasi më datë 06.12.2015, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij, shtetasin D.H (ngjarje e ndodhur në fshatin Gërnec).
Vepër penale për të cilën ndaj shtetasit: Seit Hoxha, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Dhunë në familje”.