Eksperti i IT-së, Gentian Progni, ka paralajmëruar se në muajin janar të vitit të ardhshëm mund të dalë një tjetër databazë e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
Progni përjshtoi mundësinë e ndonjë hakërimi, pasi sipas tij të dhënat kanë dalë nga persona që kanë patur akses.
“Në janar mund të dalë një databazë tjetër të dhënash. Me të dhënat që kanë dalë mund të hapen profile false. Është nga brenda, kryqëzimi i të dhënave nuk bëhet nga jashtë”, tha eksperti.