Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Fushë-Krujë ku familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit morën çelsat e banesave të rindërtuara.
Kreu i qeverisë nuk e kurseu edhe njëherë humorin me ata që ishin skeptikë me qeverinë, duke sjellë në vëmendje se pretendonin se u mblodhën lekët e botës në thes dhe u dërguan në Surrel, apo që vetë Rama do ndërtonte vila në këtë zonë.
“Në ndërkohë ça nuk keni degjuar, në fillim keni dëgjuar që asgjë nuk do bëhet, që u mblodhën lekët e botës u futuën në një thes dhe e morëm ne e cuam në Surrel. Pastaj dëgjuat që nuk kanë mundësi të bëhen falas sepse falas nuk i ka bërë askush. Është e vërtetë, që ne i kemi parë për të mësuar nga të gjitha programet e rindërtimit ku ka rënë tërmeti, dhe nuk kemi pare asnjë program rindërtimi edhe në vendet e fuqishme që mos jetë me kredi”, tha Rama.
“Çdo shpi është falas, mund t’i mbani t’i shisni vetëm me bravat duhet të bëni kujdes se me kohët që kanë ardhur mund të bllokohen. Këtu ishte një fushë, edhe menjëherë, ‘keni shku të bëni vila për vete!’. Erdha unë në Fushë-Krujë për të bërë vilë për vete! Jo vetëm për vete por edhe ca të tjera dhe t’i shisja me Arturin!
‘Po shkoni atje dhe po boni sikur po hidhni dhe’, e pafund të tilla, por në fund vepra flet vetë, dhe fjalët e i merr të gjitha era. E di unë që kjo lagje do bëhet “mollë sherri” mes Krujës dhe Fushë-Krujës, jo kush është më nolt e kush është më i squt”, shtoi kreu i qeverisë./m.j