Kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, duke u ndalur tek kriza energjetike, ku rikujtoi edhe një herë se e gjithë bota është përfshirë.
Rama tha se qeveria do të behët mburojë për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.
‘Kriza energjetike po sfidon gjithë botën. Çmimi i energjisë ka shkuar në 450 euro për MGË. Po të keni parasysh totalin vjetor kemi lëvizur me një mesatare prej 50 euro prej mgë. Ndërkohë që kjo krizë të cilën unë e kam paralajmëruar disa kohë më parë, dhe u komentua si një alarm flas, nuk duket se ka fund të qartë, është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt apo hipotezë, ndërkohë që kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimaterike.
Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull, kanë rritur çmimet për konsumatorin, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’u bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Do të ketë një rritje eksponenciale për bizneset e mëdha, dhe ne po përgatisim një skemë lehtësuese.
Pse po ja dalim të qëndrojmë në këto parametra pasi e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizmit. Jemi besimplotë, se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë edhe një efekt lehtësues, rreth muajve mars-prill. Do të vazhdojmë që t’i mbrojmë konsumatorët familjarë.’– tha Rama.
/a.r