Gjendet i vdekur në hotel manjati i jahteve. José Rosado, një pronar i pasur 42-vjeçar jahtesh nga SHBA, është vrarë pasi u kthye në dhomën e tij të hotelit ekskluziv Westin Palace Hotel në Madrid, me dy burra që e grabitën dhe përdorën kartën e tij të kreditit.
Manjati i pasur i jahteve ishte helmuar pasi kishte ftuar dy të huajt në hotelin e luksit për një orgji, tha policia spanjolle.
Pasi ishte droguar në suitën e tij, Rosado, kishte humbur jetën në hotelin e njohur të Madrid.
Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit tregonin “dy ose tre burra që e shoqëronin atë” në dhomën e hotelit.
Punonjësit kishin gjetur më pas trupin e Rosado kur partnerët e tij të biznesit në Miami nuk po kontaktonin dot me të.
Policia fillimisht besonte se pronari i impianteve të jahteve kishte vdekur nga shkaqe natyrale pasi nuk kishte shenja ndërhyrjeje të jashtme pasi testimet zbuluan se Rosado kishte konsumuar një përzierjeje drogash dhe alkooli.
E përditshmja spanjolle El País, sillte komentet fillestare të policisë: “Substanca qetësuese u gjetën në trupin e tij, të cilat të përziera me alkool kanë shkaktuar vdekjen e tij.”
Por dyshimet nisën të lindnin kur filluan ndryshimet në balancën e kartës së kreditit të burrit të vdekur.
Dy burrat që grabitën Rosado u arrestuan për vdekjen e tij.
Të dyshuarit janë një rumun 39 vjeçar me disa arrestime të mëparshme, dhe një maroken 29 vjecar, i ndaluar për sulme të ngjashme në qytet.
Natën e vdekjes së tij, Rosado kishte dalë për të pirë në një bar pranë hotelit dhe policia beson se aty ai njohu dy individët e dyshuar.
Rosado besohet se kishte ftuar dy burrat në dhomën e tij të hotelit për seks.
Sipas rrjetit El País, Rosado ishte në Madrid për një udhëtim pushimi dhe nuk kishte probleme shëndetësore kur erdhi në dhomën e tij.
Rosado, i lindur në New Jersey, jetonte në Miami por vinte shpesh në Spanjë pasi zotëronte impjantin privat të jahteve Hijos de J. Barreras derisa hoqi dorë nga detyra një vit më parë.
Pas arrestimit dy të dyshuarve iu gjetën veshje të viktimës, më shumë se 2,500 euro, celularë e bizhuteri, si dhe dokumente të palëve të treta.
Ata janë akuzuar tashmë me vrasje, grabitje, dhunë e mashtrim.
/a.r