Teknologjia lajmëron se njerëzimi po i afrohet shpejt “zbavitjes pa lodhje” dhe personat pa partner në të gjithë botën mund të “realizojnë ëndërrat e tyre” me robotët e seksit te cilet po thyejnë barriera teknologjike që më parë besoheshin të pamendueshme.
Edhe ne kete rast komanduesit thonë se viti 2022 do të bëjë që miqtë tanë me Inteligjencë Artificiale të kenë tipare të reja si “zona erogjene me vetë-ngrohje, penisë bionikë si dhe një rang të gjerë seksualiteti apo gjinish”, nga të cilat “klienti mbret do të zgjedhë sipas dëshirës”.
Kuti udhëtimi falas do të përfshihen në paketë, në rast se dëshironi partnerët tuaj androidë me vete me pushime.
Kjo do të thotë se robotët e seksit mund të bëhen shumë më të avancuar sesa ajo që njihnim deri tani si ‘Alexa bukuroshe’.
Pra bashkë me robotët, VR (realiteti virtual), e AI (Inteligjenca Artificiale) do të përfshijnë ngadalë jetën tonë duke u bërë pjesë integrale e saj.
Por për fat të keq robotët mund të bëhen tepër të avancuar dhe mund të kthehen kundër partnerëve të tyre, nëse kontrolli i tyre përfundon në dorë të hakerave, vrasësve apo kriminelëve.
Pra e duhet të kemi frikë, apo ‘të përqafojmë’ çdo risi robotike që na ofrohet nga shefat e teknologjisë dhe parasë?
Ja çfarë mund të presim nga bota e robotëve të seksit në vitin 2022, sipas rrjetit të pavarur britanik DailyStar.
Disa prej fantazistëve të fushës thonë se robotët do të ketë “penisë bionikë” që mund të ngrejnë makina, dhe gjithashtu do të vijnë robotët me seksualitet lesbik.
Pra zhvillimi kryesor i robotëve të seksit në 2022 do të jetë fakti që ata do të kthehen në ‘LGBTQ’, sipas linjës narrative të medias moderne.
Kompania amerikane e robotëve të seksit RealDoll i del përpara situatës duke prezantuar robotët e parë të seksit ‘lesbik’ vitin që vjen, pak pas prezantimit të kukullës së parë mashkull të seksit të kompanisë.
Sipas tyre, kukulla e quajtur Henry, tashmë do të programohet për të qenë edhe ‘gay’ dhe “do të ketë një penis bionik, me të cilin mund të ngrejë dhe automjete”.
Matt McMullen i kompanisë tjetër Realbotix thotë në një video në rrjetin Instagram se po punon për “një mjet special për ‘Henry’ me të cilin ai të jetë i aftë, ndoshta të ngrejë makina me penisin e tij, apo diçka të tillë …”.
McMullen shton se ka më shumë se kaq: “Jo vetëm që do të krijojmë një gjini të re, por dhe preferancat te reja seksuale të tij”.
Ai shton se robotët e seksit të të gjitha gjinive do të kenë “zona erogjene, vetëngrohëse, vetë-lubrifikuese”.
Por … ashtu si të gjitha lojrat zbavitëse, ka dhe një frikë serioze për këto “miq” androidë të seksit, siç është kthimi i tyre kundër jush, në mesin e ‘çështjes’ që jeni duke bërë me ta.
Një raportim nga një avokatësh nga Hong Kong thotë së fundmi se robotët e seksit mund të jenë po aq të rrezikshëm sa “inteligjenca artificiale ushtarake” e cila nëse bie në duar të gabuara, është mjaft të thjeshtë të hakerohet, pra të merret kontrolli nga dikush tjetër.
Kjo do të thotë se vrasës ose kriminelë mund të përdorin robotin tuaj të seksit për të të vrarë në mënyra nga më brutalet si me mbytje, me prerje koke apo me goditje tradicionale thike.
Dr Nick Patterson thotë: “Hakerimi i robotëve të sotëm modernë, duke përfshirë dhe robotët e seksit, është diçka e thjeshtë në krahasim me aparatet më të komplikuara si celularët apo kompjuterat”.
“Hakerat që kontrollojnë një robot mund të komandojnë plotësisht krahët, këmbët apo mjete të tjera të zotëruara prej tyre, si thika apo armë të tjera që mund të përdorin”.
Rreziku i vrasjeve nga robotët e seksit mund të rritet ndjeshëm në 2022, teksa pajisjet marrin skelete gjithnjë e më të fuqishme, me qëllimin fillestar për të qenë më aktivë në dhomën e gjumit.
McMullen i grupit Realbotix tha për të përditshmen The Sun: “Kemi nisur të japim më shumë animacion në trupin e tyre. Por problemi është a mund të animojmë trupin dhe në të njejtën kohë të jetë e sigurtë që dikush të lëshohet në krevat prej tyre?”
“Një krah robotik që mjafton për të ngritur të gjithë peshën e vetë trupit të robotit, është diçka serioze. Prandaj nëse diçka shkon keq aty, ai mund të të presë kokën”.
Pra nëse shqetësoheni se roboti juaj i ardhshëm i seksit mund të të sulmojë, duhe të marrësh disa masa paraprake si per shembull të mbash një levë hekuri apo fikëse zjarri pranë krevatit, paralajmëron lexuesit e saj e përditshmja zbavitëse britanike.
“Por nëse ai/ajo të mund … dije se nuk ka kush të të vijë në ndihmë”.