Skerdi Faria, i njohur edhe si doktori i “VIP”-ave foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Bardh a Zi” në “ABC” largimin e të rinjve nga vendi. Ai tha se klinika ku punon, kërkon punëtorë me rroga shumë të larta, por të rinjtë, sipas tij, nuk kanë dëshirë që të mësojnë.
“Të rinjtë, apo truri dhe zemra e re e një kombi janë duke u larguar nga Shqipëria. Formohen këtu, shpenzojnë këtu, familjet, vetë kombi, vetë shoqëria dhe shkojnë jashtë shtetit. Por nuk kanë kokrrën e dëshirës, që të ulen dhe punojnë.
Kushedi sa intervista pune bëj unë dhe kushedi sa njerëz kërkoj unë të marr në punë, por nuk kanë kokrrën e dëshirës që të aplikojnë, mësojnë dhe punojnë. Kam bërë me qindra të betohem. Unë personalisht kam bërë me qindra. Vijnë qëndrojnë tre ditë dhe… po të shikosh rrogat tona, janë shumë të larta në krahasim me çdo gjë tjetër” tha ai.
g.kosovari