Po bën shumë zhurmë në Gjermani hetimi ndaj këshillit administrativ të Bayern Munich për shkelje të mundshme të ligjit mbi rrogën minimale.
Bëhet fjalë për shkelje që kanë lidhje me rrogat e trajnerëve të skuadrave të moshave që duket se kanë punuar më shumë orë në krahasim me ato që parashikohen në kontratën prej 450 eurosh në muaj.
Administratori i deleguar i klubit bavarez, Oliver Kahn, i ka komentuar këto lajme për agjencinë gjermane të shtypit:
“Natyrisht, po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet në lidhje me këtë çështje. Është në interesin tonë që këto procese të sqarohen plotësisht”, ka thënë Kahn.
/a.r