Prej një jave ka vijuar rrjedhja e të dhënave sensitive të qytetarëve dhe pas publikimit të databazave me pagat dhe numrat e telefonit. Më pas, një tjetër listë është publikuar me targat e 530 mijë makinave.
Këto skandale të njëpasnjëshme janë pasqyruar në medie, në disa raste edhe duke shkelur etikën me publikimin e emrave që ndodheshin në këto lista.
Për këtë është pyetur edhe aktori, Gent Zenelaj, i cili e ka konsideruar si një leksion dhe ka vënë re që kolegët nuk tatohen. Ai priste që qytetarët të protestonin, por nuk ndodhin.