Ermira Kola këtë të martë ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ku bisedoi ndër të tjera edhe për periudhën dy vjeçare të pandemisë. Teksa Ermali e pyet se si ka qenë atmosfera në shtëpi, Ermira rrëfeu me lot ne sy momentin më të vështirë të jetës së saj, humbjen e nënës.
“Me të gjithë ka qenë shumë e vështirë por më e vështira ishte që unë nuk takoja dot prindërit. Dhe mbi të gjitha unë humba edhe nënën time, kur ajo kohët e fundit më thoshte që nisu dhe hajde mos u mendo dy herë, unë e shikoja dhe ajo nuk arrinte të më kuptonte që ishim në një kohë pandemie që nuk lejoheshim. Dhe ai moment është më i vështiri që kam kaluar në jetë”, tha Ermira e përlotur.
Ndalur tek djali i saj, i cili ka nënshtetësinë amerikane, Ermali gjithashtu e pyet nëse mendojnë të jetojnë në Amerikë. Këngëtarja pohoi se nënshtetësinë më shumë e ka për djalin që të kishte lehtësira në studime, apo në zgjedhjet që do bëj në jetë, ndërkohë ajo dhe Besniku janë të mendimit të qëndrojnë në Shqipëri./m.j