Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka treguar së fundmi me lot në sy se nuk ka peshuar ndonjëherë kaq sa tani.
Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja e muzikës pop ka ndarë me ndjekësit arsyen se pse ka postuar më pak në to. Ajo u ka thënë fansave se pesha e saj ka qenë një arsye e rëndësishme pas kësaj.
32-vjeçarja ndau një klip të shkurtër në “TikTok” për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet”, ka thënë këngëtarja e famshme.
Kjo e fundit filloi më pas që të përlotet teksa u tha fansave se kjo e bënte të ndihej e pështirë në trupin e saj.
Në nëntor të vitit të kaluar, ajo postoi një foto filtra me rroba banje në “Instagram” dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.
“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”, thotë Rexha.
Bebe vazhdoi të fliste për vështirësitë e saj për të parë fotot e saj nga paparacët dhe vendosi të tregonte hapur defektet e trupit të saj./m.j