Arrestohet në flagrancë një shtetase si dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Më datë 08.01.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve më Komisariatin e Policisë Kurbin , arrestuan në flagrance shtetasen:
- File Bajrami, 57 vjeç , banuese në Kurbin
Si dhe është shpallur në kërkim – policor bashkëshorti i saj shtetasi :
- Idriz Bajrami, 58 vjeç, banues në Kurbin
Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tyre, datë 07.01.2016, i’u gjetën dhe sekuetruan një armë zjarri pushkë mod.63, dhe 86 fishekë mod.56, qe i mbanin pa leje.
Vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.