Është motoçikleta “Harley-Davidson” që njihet si pushtuesi i rrugëve, duke u referuar në jetëgjatësinë dhe fuqinë e saj në rrugë. Ajo motoçikletë ka filluar të brumoset në vitin e largët 1903, në Milwaukee, Wisconsin nga William S. Harley dhe Arthur, Walter e William A. Davidson, transmeton Koha.net.
Kjo motoçikletë ka mbetur në mendjen e të gjithëve se si i ka rezistuar edhe Depresionit të Madh gjatë viteve të ’30-a, në të cilat vite shumica e kompanive kanë falimentuar.