Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën në PD dhe sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se të gjitha ata që e kritikojnë nisen nga mllefe personale. Sipas tij, po sulmohet personi Berisha dhe jo idetë e tij.
“Fajin e ka….
Sali Berisha është në partinë e vet. Në partinë që themeloi, bashkë me të tjerë dhe, që e drejtoi për vite me radhë.
Ky është fakt, jo opinion.Me opinionet rreth këtij fakti mund të edhe dakordësohem deri diku, por jo të mohohet fakti. Përpjekja për ta mohuar këtë fakt quhet mashtrim.
Me kritikën ndaj politikanit Sali Berisha edhe mund të pajtohem, por me sulmet personale jo. Të gjitha ata që e kritikojnë nisen nga mllefe personale.Kritikë të përjetshëm të Tij, kritikë të pajtuar me rroga të majme si dhe, bashibozukë të ish kryetarit Lulzim janë bërë bashkë thjesht nisur nga motive personale. Nxjerrin helm e mllef pa hesap. Shkumëzojnë nga helmi.
Asnjë ide nuk kritikohet, por personi Berisha.Të thuash që Berisha e ka personale që militon në partinë e Tij, kur ndaj Tij hidhet vetëm mllef, nuk jemi më në zbadrin e kritikës por të përbaltjes.
Nejse, secili është i lirë të zgjedhë pozicionin e vet, por nëse nuk e deshën Saliun në PD nuk ishte e as është kjo rruga…
Kaq gjë besoj e kanë kuptuar organizatorët e këtij kurthi idiot dhe plot mllef. Krejt pa llogjikë.
Tani ai është në Partinë e vet. Aty ku nuk e deshën… Do t’u duhet thjesht të mbyllin haletë dhe ta pranojnë faktin siç është.
Askush nga kritizerët e Berishës nuk e ka real shqetësimin për fatin politik të PD! Kot shtiren!Atë fat e kanë në dorë vetëm demokratët, të cilët u shprehën në Foltore, në stadium dhe në referendum.
Ata, ende brenda PD, duhet ta kuptojnë se mandatet ua ka dhënë anëtarësia. Ata mund ti uzurpojnë për ca kohë me mbrojtje nga qeveria, por nuk i mbajnë dot gjatë. Nuk rrinë dot në një parti që as e duan e as i do!Ne që jemi jashtë asaj partie kemi detyrë veç ta respektojmë këtë vullnet të anëtarësisë së PD. Kaq!
Kush do, le të vijojë të luajë lojën e ka kush e ka…fajin. Fundja gjithë ato rroga të mëdha për këtë punë jepen…”-shkruan Ylli Manjani
/a.r
A lexohet ky legen?!