– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 12:53, në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj, Kosovë ku një person ka humbur jetën dhe janë lënduar dy të tjerë.
Sipas policisë, si pasojë e përpjasjes ka humbur jetën K.G, e moshës 36 vjeçe, që ishte pasagjere në automjet. Shoferi A.G, 18 vjeç dhe pasagjeri tjetër L.G kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur teksa makina tip “Opel” me targa vendase ishte duke lëvizur në rrugën nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe për shak të shpejtësisë së lartë dhe kushteve të këqija të motit, shoferi e ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes duke goditur një shtyllë betoni elektrike.
Rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve në koordinim me Prokurorin e shtetit.
Njoftimi i Policisë:
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes. Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G ( M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjerë tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar. Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen./m.j