Një zëdhënës i ISIS, Abu Mohammed al-Adnani, i cili është një ndër figurat më të njohura të Shtetit Islamik, është plagosur gjatë së mërkurës nga bombardimet në provincën Anbar. Lajmi është bërë i ditur nga “CNN”, e cila ka cituar burime ushtarake në Bagdad.
I plagosuri është krahu i djathtë i udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ndërkaq mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai do të jetë pasardhësi i al-Baghdadit. “CNN” bën të ditur se al-Adnani ka mbetur i plagosur gjatë sulmeve të ndërmarra nga forcat irakiane. Pavarësisht se është lider i ISIS, ai është figura më e njohur e tyre, pasi në shumë prej mesazheve të lëshuara nga organizata është ai që shfaqet.
Referuar të dhënave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, gjatë kësaj jave janë vrarë më shumë se 100 luftëtarë të Shtetit Islamik nga sulmet ajrore të koalicioni, i cili mbështet ushtrinë irakiane.