Reshjet e shiut që kanë përfshire Gjirokastrën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme.
Përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta. Kalimi i automjeteve në anën tjetër të rrugës drejt fshatit Lazarat është bërë i pamundur.
Prurjet e përroit të Sopotit kanë shkaktuar edhe erozion, duke rrezkuar muret rrethuese të banesave të zonës. Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat.
/b.h