Barcelona ka nxjerrë në shitje objekte të firmosura nga Lionel Messi. Në dyqanin zyrtar të Blaugranës, adhuruesit e argjentinasit mund të gjejnë një fanellë për sezonin 2020/2021, të firmosur nga dora e tij për 1170 Euro ose një shirit kapiteni me autograf për 643.5 Euro.
Por kjo nuk është e gjitha. Barça ka nxjerrë në shitje edhe një fanellë për sezonin 2013-2014 të nënshkruar nga Xavi, Andrés Iniesta dhe Leo Messi me 2950 Euro.
Nëse klubi katalanas nuk mundi të zgjaste kontratën e yllit të saj Verën e shkuar, për shkak të problemeve të konsiderueshme financiare, tashmë po përpiqet të gjenerojë të ardhura ekstrasportive falë imazhit të ish-lojtarit të saj. Për momentin, gjeniu argjentinas nuk i ka shfaqur ende të gjitha aftësitë e tij në Ligue 1.
Autor i vetëm një goli në kampionat kundër Nantes që nga ardhja e tij, Lionel Messi është duke luftuar për të rritur peshën e tij në lojën e ekipit.
Megjithatë, në nivelin komercial, gjithçka po shkon për mirë për PSG. Departamenti i marketingut të klubit parizien e konsideroi fillimin më të mirë të shitjeve të fanellave në historinë e PSG-së falë ardhjes së ish-lojtarit të Barçës.
/a.r