Në Partinë Demokratike vazhdon situata e tensionuar.
Kryedemokrati Lulzim Basha po përgatit lëvizjen e radhës. Pasi largoi nga Kryesia, Sekretariatet dhe Këshilli Kombëtar mbështetësit e Berishës, tashmë ai do t’u heqë atyre edhe drejtimin politik të qarqeve. Kështu, Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastrën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë.
Këta do të zëvendësohen me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.