Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Një person dyshohet të jetë rrëzuar nga lartësia e një pallati e për pasojë ka humbur jetën në vend.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, që rezulton të jetë një i moshuar.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion zyrtar paraprak./m.j