Mbrëmjen e djeshme pati një debat të fortë mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit nuk u përmbajt dhe ofendoi rëndë ish-konkurrenten e “Për’puthen”.
Teksa vajzat po i bërtisnin njëra-tjetrës, Antonela u shpreh se këngëtarja e njohur e ka sharë në serbisht. Kaq mjaftoi që debati të arrinte kulmin dhe Big Mama t’i drejtohej Antonelës me fjalët “e ulët, legene, pise, 17 fytyrëshe, idiotja më e madhe, e degjenerime”.
Pas këtyre fjalëve, këngëtarja e njohur zgjodhi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë pas përfundimit të këtij spektakli plot debate dhe emocione të forta, banorët kanë komentuar ngjarjet pikante.
Madje Iliri i ka thënë Antonelës se ti e nxore nga shtëpia Big Mamën dhe se e ka goditur aty ku nuk duhej me qëllim.
Biseda:
Antonela: Po, po ka të drejtë, ti dhe Arjola bashkë, e për këtë keni treguar veten
Iliri: E ke prekur Big-un aty ku nuk mbante, me qëllim
Antonela: Me qëllim asnjëherë
Iliri: Që ta nxirrje nga vetvetja dhe e nxore, jo nga vetvetja por nga shtëpia
Antonela: Këtë e thua ti
Iliri: E nxore nga shtëpia
Antonela: Ti i provokon njerëzit me i nxjerr nga vetvetja
Iliri: E nxore Big-un sonte, hallall të qoftë
Antonela: Kam ndjerë një keqardhje për ato që janë thënë nën lëkurën time dhe keqardhje për familjen time që kanë dëgjuar ato fjalë
Iliri: E nxore Big-u, bravo të qoftë se e nxore tjetrën nga vetja
Antonela: Po mundohesh me hedh baltë, por e ke të kotë
Iliri: Ti ke hedhur kamiona me baltë te unë dhe Big-u
Antonela: Big-u ka kapur për flokësh tjetrën te një emision tjetër. Më ka sharë me nënë, edhe në shqip edhe në serbisht.
Iliri: Edhe ti shan në italisht
Antonela: Nuk lejoj me sha me nanë
Iliri: Janë shprehje si në shqip, serbisht apo italisht
Antonela: E di që je i prekur se ta ka kaluar Arjola si e preferuara, por mos u mërzit se do të kalojë nesër
Iliri: E meriton atë që ka marrë/m.j