Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Thirrjet për bashkim dhe gjetje të një zgjidhjeje janë intensifikuar.
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri deklaroi se anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të propozojnë zgjidhje urgjente.
“Të dashur miq, jo vetëm deputeti Dash Sula që ka folur sot për mediat, por edhe deputete apo edhe anëtare të tjerë të Këshillit Kombëtar dje kane folur për të gjetur një zgjidhje për krizën e rëndë të Partisë Demokratike në mbledhjen e thirrur nga Basha! Personalisht inkurajoj çdo anëtar të Këshillit Kombëtar dhe deputete të Kuvendit që kanë qëndruar pranë Bashës edhe pse jo të bindur që po bëjnë gjene e duhur, që të bëhen promotor të uljes në një tryezë politike apo forume për të shkuar drejt bashkimit dhe jo ndarjes! Njerëzit e arsyeshëm mbeten mend gjatë në politike! Dalja nga llogoret e “republikës se re” dhe “foltores” për të hyre në një proces zgjedhor ne të gjitha nivelet dhe mbi të gjitha reformimi rrënjësor ideologjik i Partisë Demokratike janë e vetmja mundësi për të dalë më të fortë nga ky debat dhe ndarje”, shkruan Kulluri.
Ai bën thirrje që palët të njohin përgjegjësitë duke ofruar dialog dhe debat serioz për të ardhmen e PD!
“Ata qe kane përgjegjësi për degradimin demokratik dhe ideologjik të partisë si drejtues por edhe ata qe me heshtjen e tyre deri me 9 shtator, duhet të lënë mënjanë “armët” dhe ti kthehen “fjalëve”! Si dikush që kam mbajtur qëndrime të qarta dhe të vendosura ndaj leadershipit të Bashës, jam i gatshëm të jap kontributin tim për ti ulur demokratet ne të njëjtën “sofër politike”! Me shpresën se jemi ende ne kohe, uroj qe ky mesazh të lexohet me vullnet pozitiv nga anëtaret e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe të tjerë individ që kanë mbetur jashtë këtij forumi të larte vendimmarrës”, përfundon mesazhi i Edvin Kullurit, i cili njihet se një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Bashës në këto vite që ai ka drejtuar Partinë Demokratike.
g.kosovari
Thirrje evazive, jo e sinqerte; nderkohe qe ofron vetn per ndermjetesim, nuk propozon asnje rruge…apo e ke lene per me pas.!