Në vigjilje të Krishtlindjes, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar nga moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani.
Ajo ka hyrë brenda në shtëpi pas përfundimit të emisionit, duke u çuar një pije dhe një dhuratë që do të shpëtojë vetëm dy prej banorëve.
Brenda një kutie, Arbana Osmani çoi bileta për secilin banor, por në vetëm dy prej tyre do të ketë bileta kthimi. Pra, dy banorët me fat, në rast se votohen nga publiku për të dalë nga shtëpia, do të jetë bileta ajo që do i kthejë sërish brenda.
Arbana nuk u lejua nga vwllai i madh qw tw qwndronte gjatw nw shtwpi, ndwrsa njw moment ajo u thirr edhe nw dhomwn e rrwfimit.
Takimi i saj me banorët u shoqërua me pyetje të shumta nga ta për botën jashtë, por Arbana ishte hermetike në këtë pjesë.
“Asnjë informacion nga jashtë. Nga unë prisni të merrni informacion nga jashtë? Seriozisht?”, tha Arbana.
“A nuk të dukemi si gjynah ndonjëherë?” e pyeti Donaldi Arbanën.
“Pse mo gjynah? Ju jeni njerëzit më të famshëm të momentit, atje jashtë ju shohin 24 orë, shumë po shumë do donin të ishi në vendin tuaj. Shijojeni”, ishte porosia e Arbana Osmanit.
Moderatorja veçoi takimin e Arjolës që pati mbrëmjen e të premtes me të bijën e saj të vogël, Alesian.
“Unë si nënë e kuptoj shumë mirë, ishte shumë emocionuese, kam qarë pafund, me shumë surprizat tuaja jam prekur po sonte nuk pushova së qari”, tha Arbana.
Teksa bisedonin, nuk mungoi komenti i Beatrix në lidhje me historinë e saj me Donaldin.
Einxhel: Të falenderoj që na ke bindur ose që na ke thënë se do të jetë një nga eksperiencat më të bukura të jetës sonë dhe ke pasur shumë të drejtë dhe për këtë të falenderoj.
Beatrix: Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të njihja… (i referohet Donaldit).
g.kosovari