Sipas MeteoAlb: Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasaardhës. Edhe pse herë pas herë do ketë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -2°C deri në 18 °C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës do të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat të izoluara veriore dhe perëndimore duke rrezikuar dhe momente të shkurtra me flokë dëbore.
Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i masave ajrore kontinentale mbi republikën e MV duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme gjatë gjithë ditës.
g.kosovari