Qeveria shqiptare ka hartuar projektligjin për ripërdorimin e të dhënave në sektorin publik. Ripërdorimi i të dhënave ka të bëjë me dokumentet që mbahen nga organet dhe sipërmarrjet publike si dhe për rastet kur kryhen veprimtari sektori për prokurimet publike në ofrimin e shërbimeve të ujit, energjitikës, transportit dhe postës.
Ky pr/ligj, nëse miratohet, do të jetë i vlefshëm edhe për operatorët e shërbimit transport, publik, rrugor, ajror dhe detar.
Këto të dhëna do të përdoren për të siguruar dhëna kërkimore, statistika, rezultate eksperimentesh, matje, vëzhgime që vijnë nga puna në terren, rezultate anketimesh, regjistrime intervistash, etj.
Në këtë draft përcakohet ndalimi i dhënies së dokumenteve në rastet kur cënohet siguria kombëtare, konfidencialiteti tregtar dhe të dhënat personale.
Ky projektligj vjen në kohën kur janë publikuar të dhënat e pagave, numrave të telefonit dhe targave të automjeteve të 900 mijë qytetarëve shqiptarë, e cila ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim të madh në opinion publik dhe në media./m.j
Oh sa kohe u be qe smbahet mend: Qeverria nxirr ligje dhe KORRUPSIONI ÇAJ NEPER SHTIGJE(qe ja tregon vete qeveria)