Prifti rus Nikolai Stremsky u dënua me 21 vite burg për përdhunimin e disa fëmijëve dhe akte të tjera të dhunshme në famullinë e tij në Urale në Rusinë jugperëndimore.
Sipas BBC, Stremsky njihej se kishte familjen më të madhe të Rusisë dhe ishte dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Lavdisë Prindërore. I ndaluar nga priftëria, atij i është hequr edhe titulli.
Si abat në qytetin e Saraktashit, Stremsky dhe gruaja e tij drejtonin një shtëpi kujdesi që nga fillimi i viteve 1990, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon. Shumica e 70 fëmijëve që ata adoptuan janë rritur që atëherë.
Ai u arrestua në vitin 2019 dhe u hetua për vepra penale ndaj shtatë të miturve dhe pse i dënoi akuzat ndaj tij si shpifje.
Duke e dënuar Stremsky me burg, gjykata në Saraktash të premten e ndaloi atë të punonte me fëmijët për 20 vjet dhe i hoqi tiullin kombëtar të prindërimit./m.j