Një tjetër aksident tragjik i kushtoi jetën një shqiptari në Itali, në prag të Krishtlindjes.
Një i ri i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj e që mediat atje e identifikojnë me emrin e pagëzimit, Jimmy, humbi jetën pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në një kryqëzim në Gioia Tauro.
35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.
/a.r