Vllaznia nuk arriti të dilte me tri pikë nga “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Kukësit, kjo edhe si pasojë e rasteve të shumta të shpërdoruara. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ndihet i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, por disi i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota. Gjermani u pyet edhe për skandalin e zbulimit të rrogave, teksa theksoi se në vendin e tij do të shkonte direkt te gjykatësi për këtë çështje.
Në Shqipëri është publikuar një listë me rrogat e mbi 600 mijë njerëzve, mes tyre është edhe emri juaj. Nëse do të ishim në Gjermani, çfarë do të kishte ndodhur?
Mendoj që nuk është diçka e mirë. Nëse do të kishte ndodhur aty, do të shkonim te gjykatësi dhe do të merreshin ata me personin përgjegjës.
Mund të ndikojë mes lojtarëve kjo punë e rrogave, duke zbuluar edhe sa merr njëri dhe sa merr tjetri?
Nuk më pëlqeu fakti që u publikua një gjë e tillë, megjithatë nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë edhe këtë gjë./Panorama Sport
g.kosovari