Stafi i një lokali vendosi të bënte një festë për Babagjyshin sekret duke shkëmbyer dhurata pa e ftuar shefin. Ai nuk vonoi shumë për t’i zbuluar dhe madje i ekspozoi ta në rrjetet sociale.
Por si i zbuloi ai? “ Unë shpesh kontrolloj kamerën e sigurisë sepse shikoj si shkojnë gjërat. E bëj për sigurinë e të gjithëve. I pashë të mbledhur, të veshur me kapuçin e babagjyshit të vitit të ri, duke zbukuruar tavolinat dhe duke shkëmbyer dhurata. Më pas një nga muzikantët e lokalit nisi të luante muzikë”.
Në një moment të pranishmit kuptuan se kishin harruar të fiknin kamerën dhe u siguruan të vendosin kapelën për të vazhduar festën privatisht. Para kësaj njëri prej tyre nuk nguroi të tregonte gishtin e mesit nga kamera.
g.kosovari