Zv.ministri Besart Kadia është përplasur mbrëmjen e së enjtes në Open me gazetarin Andi Bushati.
Kadia tha se Bushati ka përdorur listën e pagave për t’i bërë shatntazh kolegëve të tij, referuar lajmeve në portalin që drejton.
Debati degjeneroi pas fjalorit të përdorur nga Bushati.
Pjesë nga debati:
Kadia: I ke bërë shantazh kolegëve të tu? Po apo jo?
Bushati: Për të ruajtur karrigen në Ministri, mund të lyesh edhe fytyrën me mut. (E përsërit disa herë).
Kadia: Mos përdor fjalë që mund t’i hash më vonë.
Eni Vasili: Ju lutem etikën…
Kadia: Lapsi.al Eni ka nxjerrë edhe rrogën tënde! Ja ai e ka bërë!
Bushati: E kam bërë unë e?
Eni Vasili: E ke bërë Bushat? Unë në median time s’e kam nxjerrë…
(javanews/a.r)