Dy ditët e fundit në vendin tonë është bërë viral dokumenti me rrogat e 637 mijë shqiptarëve.
Tani që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve.
Këtë e dëshmon edhe një foto në një berberhane, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista ne rrogat.
“Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor.
Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet./m.j