Partia Demokratike është e përçarë sa i takon drejtimit të saj, por për skandalin që ka shpërthyer për publikimin e pagave dhe të dhënave të tjera të sensitive të qytetarëve të dyja palët rivale brenda partisë bashkohen në një pikë.
Nga kampi i Sali Berishës ishte Ivi Kaso ai që thotë se në vijim mund të ketë publikime të tjera edhe më të bujshme të të dhënave të qytetarëve.
“Ka të tjera të dhëna”, tha Ivi Kaso në një intervistë me Zona Zero në Top News. Ai tha se e ka siguruar këtë informacione nga burime pranë mazhorancës, duke gjetur fajtorin në radhët e shumicës për këtë skandal.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti tha se të dhënat janë publikuar nga njerëz pranë qeverisë. Ajo paralajmëroi të njëjtën gjë si Ivi Kaso se të tjera të dhëna mund të publikohen në vazhdim./m.j