Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Rama tha se tashmë është i qetë pasi në mendjen e tij do të jenë 97 familje më pak.
Teksa ngjiste shkallët dhe shikonte apartamentet, Rama u ndesh me një grua që i kërkoi të futej me këmbën e djathtë brenda shtëpisë.
Por, siç duket kryeministrit kjo gjë nuk i ka pëlqyer pasi ‘të djathtën’ e lidhi me me politikën.
“Ne të majtën kemi po hajt,”- tha Rama më tej./m.j