Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar për publikimin e të dhënave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë.
Me anë të një postim në ‘’Twitter’’, Braçe ironizon deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha më herët se ka dalë një VKM që e bën AKSHI-n shoqëri anonime. Ai shkruan më tej se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara.
“Hahahahaha ooo zot! Debili i dyte nga e njejta shtepi: E gjitha ka lidhje ne administrimin zgjedhor; KA DALE NJE VKM QE E BEN AKSHI-ne SHOQERI ANONIME; Ky eshte skandal i telekomanduar qe AKSHI-ne ta marre nje privat! Pra, nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara por ato qe vine!” shkruan Braçe./m.j