Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Mediet kosovare raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë e Policisë së Kosovës.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Drejtori në detyrë në Stacionin e Autobusëve, Arianit Grezda. Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.
Ndërkohë Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda stacionit të autobusëve në Prishtinë./m.j