Dy ndeshjet e fundit për vitin 2021 në Serinë A kanë dhuruar rezultate interesante e kanë parë protagonistë edhe futbollistët shqiptarë. Nedim Bajrami ka dhënë spektakël ndaj Milanit, por nuk mjaftoi që Empoli i tij të merrte pikë ndaj kuqezinjve, ndërsa Manaj ka festuar tre pikë të rënda ndaj pretendentëve për titull të Napolit.
Bajrami ishte titullar në sfidën e sotme dhe tregoi se ekzaltohet ndaj skuadrave të mëdha, duke vënë disa herë në vështirësi ekipin kuqezi. Ky i fundit kaloi në avantazh me Kesi, por Bajrami barazoi shifrat me një goditje mjeshtërore diagonale.
Kësi tundi përsëri rrjetën për Milanin dhe Bajrami u bë gati t’i kundërpërgjigjej me golin e radhës, por nuk festoi dot këtë herë pasi gjuajtja e tij u ndal nga traversa e portës së Menja. Më pas, ishte Milani që shfrytëzoi çdo rast që iu shfaq, duke realizuar fillimisht me Florencin e më pas me Teo Hernandez. Empoli hapi ndeshjen me penalltinë e Pinamontit, të fituar pas një harkimi në zonë të Bajramit që u devijua me dorë nga Bakajoko. Por në minutat e fundit, pavarësisht tentativave të vazhdueshme, rezultati nuk ndryshoi dhe Milani mori tre pikë shumë të rëndësishme, që e afrojnë përsëri me Interin.
EMPOLI-MILAN 2-4
18′ Bajrami, 84′ (p) Pinamonti / 12, 42′ Kesi, 63′ Florenci, 69′ Hernandez
Ndërkohë, Napoli është mundur në shtëpi nga Specia me rezultatin 1-0, në ndeshjen ku Manaj ishte titullar. Gjithçka u vendos nga autogoli i Huan Zhezus në pjesën e parë. Kështu, Napoli humb terren ndaj kryesuesve, ndërsa Specia sheh veten të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.
NAPOLI-SPECIA 0-1
38′ (ag) Huan Zhezus
g.kosovari