I ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, politologu serb Dushan Janiç ka analizuar “Ballkanin e Hapur”, madje ka komentuar edhe protestën e ish-kryeministrit Berisha për këtë nismë gjatë vizitës së Vuçiç në Shqipëri. Sipas Janiç, Berisha protestoi për motive të brendshme dhe lëvizjen e tij politike kundër Bashës. Madje Janiç shprehet se energjia e Sali Berishës i duhet vendit.
“Në perceptimin tim është që është një protestë emocionale më shumë. Në 1997 Sali Berisha më kishte ftuar në Shqipëri dhe mbaj mend dhe dëgjoj zhurmë që njerëz që protestojnë kundër Serbisë dhe ishte një mik im, Pasakal Milo dhe e pyes pse po protestonin kundër Serbisë, kot më thotë sa për mobilizim politik, kështu që unë sot e shoh si pozitive që ka opozitë që vënë në pikëpyetje politikën zyrtare apo formale, nuk shoh asgjë të keqe, tjetër gjë kur mblidhen këto turmat dhe është ajo përfshirja emocionale që ndodh edhe diskreditimi i flamurit, që është edhe e pritshme.
Më vjen mirë që shoh Sali Berishën që është në moshën time që është ka energjik dhe i ri, kjo energji i duhet vendit. Energjia e Sali Berishës i vlen vendit. Nuk mund të presim që të kemi 100% mbështetje për motive si Ballkani i Hapur. Motivi i Sali Berishës është i brendshëm dhe ka të bëjë me lëvizjen e tij politike kundër Bashës, i cili e ka mbështetur në fakt Ballkanin e Hapur. Kjo është shfrytëzuar politikisht brenda për brenda për qëllime të Berishës, për t’i thënë Bashës që është aty dhe për t’ju drejtuar Ramës. Mendoj se mund të ketë edhe një lëvizje për të bërë për vete mbështetës të Kurtit”, u shpreh Dushan Janiç.
g.kosovari