Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka quajtur rrjedhjen e të dhënave sensitive të 630 mijë qytetarëve shqiptarë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror një “krim që synon destabilizim” si dhe kërkon hetim të plotë për këdo që është përfshirë në këtë skandal.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ngre dyshimet se kjo database e publikuar nga persona të cilët nuk dihet asgjë deri më tani, është “një material i prodhuar kriminalisht qe te duket si Sistemi dhe pa te famshit doemos te lidhur me kete krim!”
Nga kjo database të dhënash, Braçe ndër të tjera nënvizon edhe dy çështje të tjera, si nëndeklarimi dhe nga ana tjetër pagat që duken të pajustifikuara.
“Tek ajo liste ka shume emra qe deshmojne kete por mua me beri pershtypje nje, specialist finance i quajtur Armand Duka me rroge 40 mije leke!;
Nendeklarimet e rroges reale deformojne tregun, madje eshte e dukshme qe me shume para paguhen jashte sistemi se sa ne te!;
Nderkohe, nje pjese e rrogave duken te pajustifikuara, nuk ngjajn si produkt i punes por produkt i lavatriçes (edhe ne sektore qe predikojne transparencen) te cilat i tradhtojne bilancet qe dorezojne ne organet fiskale qe luajne symbyllurazi”, shkruan Braçe.
/a.r